“Hummer”, drogë e armë, kush eshte ish-kryeplaku i fshatit që OFL i dërgoi formularin

schedule13:11 - 15 Maj, 2020

schedule 13:11 - 15 Maj, 2020

Arben Pilinçi, 44-vjeç është një prej personave të cilëve OFL i dërgoi sot formularin e vetëdeklarimit.

Ai ka qenë i dënuar më parë për veprën penale “Vrasja me dashje”. Në vitin 2016 ai është ndaluar duke udhëtuar në një makinë tip Hummer,, bashkisë me dy persona të tjerë me 14 kg lëndë të dyshuar narkotike kanabis.

Në fillim të po këtij viti, 44-vjecari Arben Pilinçi ishte shpallur në kërkim për drogë pas një operacioni, ku u arrestua djali i tij 26-vjeç Orlind Pilinci.

44-vjeçari ka qenë kryeplak në fshatin Podgorie në Pogradec. Ai njihet edhe për jetën e tij luksoze, pasi në rrjetet sociale publikonte foto me makina lukzose të  llojeve të ndryshme, si Hummer e lloje të ndryshme të “Benz”.

Pak kohë më parë në rrjet qarkulloi edhe një foto e tij në mes të një are me hashash, /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!