Mats Hummels e ka rritur pjacën e paraqitjeve në javët e fundit. Ai demonstroi nivel të klasit botëror kundrejt PSG-së, duke u shpallur me meritë dy herë si lojtari i ndeshjes.
Por ky komponent nuk dha asnjë ndikim te trajneri i Gjermanisë, Julian Nagelsmann.
Mbrojtësi 35-vjeçar ka shpërthyer në deklaratën e fundit, shkak është bërë neglizhenca e Julianit në përpilimin e listës. Ky ishte reagimi i mbrojtësit veteran.
“Mungesa e ftesës nga trajneri Nagelsman më ka dhembur dhe ende më djeg. Jam përpjekur të jem në formën time më të mirë dhe besoj se ia kam dalë. Por jo çdo gjë varet nga unë. Nagelsmann më mori në telefon dhe më lajmëroi shkurtimisht se nuk do të isha pjesë e listës për në Europian.
As dy minuta nuk zgjati. Ai më përmendi moshën si arsyen kryesore dhe zëvendësimi me emra të rinj, shto planin taktik. Kishim rënë dakord më herët mbi gatishmërinë për të qëndruar edhe si zgjedhje e 5-të në prapavijë, por do të gjendesha në ekip. Por ja që nuk rezultoi kështu. Kjo është e gjitha.
Dëshiroja shumë të isha prezent në Kampionatin Europian të fundit me kombëtaren përpara tifozëve, megjithëse suksesi në Champions do ta zbusë disi këtë plagë’, përfundoi Humels.
E ardhmja e Mats te verdhezinjtë është ende e paqartë, nëse ai do të rinovojë edhe për një tjetër sezon në “Signal Iduna Park, do të varë këpucët në gozhdë apo do të transferohet në një ekip tjetër.
Aventura e Humelsit ka qenë e lidhur mes Mynihut dhe Dortmundit, aty ku suksesi më i rëndësishëm me “Pancerat” është Botërori “Brazil 2014”./ h.ll/abcnews.al