Shkencëtarët nga Universiteti Surrey prezantuan një mënyrë të thjeshtë për të humbur peshë të quajtur “90 minuta”. Thelbi i këtij programi është tepër i thjeshtë: duhet të ndryshoni kohën e mëngjesit dhe të darkës duke i lëvizur 90 minuta përpara dhe mbrapa, sipas The Mirror.
Avantazhi i këtij “regjimi” është se nuk duhet të hiqni dorë nga ushqimi i preferuar dhe kilogramët patjetër do të shkrihen. Studiuesit kryen një eksperiment 10 javor në të cilin pjesëmarrësit u ndanë në dy grupe: në njërin nuk ndryshuan orën e vakteve dhe në tjetrin e ndryshuan.
Studiuesit zbuluan se “ushqyerja me kohë të kufizuar” – një formë e agjërimit të ndërprerë – rezultoi e dobishme për ata që duan të humbin peshë. Megjithatë, atyre që merrnin pjesë nuk iu kërkua të mbanin një dietë të rreptë dhe mund të hanin lirshëm, me kusht që të ishte brenda një periudhe të caktuar.
Rezultoi se në grupin në të cilin koha e mëngjesit u zhvendos në 90 minuta më vonë, dhe koha e darkës 90 minuta më parë, procesi i humbjes së peshës ishte dy herë më i shpejtë se në grupin tjetër. Është e rëndësishme të theksohet se studiuesit nuk vendosën kufizime në llojin dhe sasinë e ushqimit.
Efektiviteti i kësaj metode “90 minuta” qëndron në uljen e sasisë së ushqimeve që hamë, veçanërisht në mbrëmje. Përveç kësaj, pjesëmarrësit në eksperiment raportuan se oreksi i tyre u ul. /abcnews.al