Humbjet e para të Trump: Demokratët fitojnë zgjedhjet në 2 shtete

schedule11:30 - 6 Nëntor, 2019

schedule 11:30 - 6 Nëntor, 2019

Demokratët kanë fituar në Kentaki dhe Virxhinia në atë që njihet si super e marta elektorale, duke i dhënë kreut të Shtëpisë së Bardhë, Donald Tramp shijen e humbjeve të para. Republikanët mundën të ruanin mazhorancën vetëm në Misisipi.

Rezultate të hidhura për Donald Tramp në super të martën elektorale në tri shtete amerikane, e konsideruar si një test për kreun e Shtëpisë së Bardhë në vitin 2020. Pasi festuan fitoren sepse në Kentaki guvernatori nuk do të jetë më republican por democrat, këta të fundit i kanë marrë partisë së vjetër dhe kontrollin e parlamentit të Virxhinias, për herë të parë pas 20 vjetësh. Republikanët fituan vetëm në Misisipi.

Sfida elektorale u zhvillua në sfondin e hetimeve për rrëzimin e presidentit Tramp, në një javë shumë të rëndësishme për kreun e Shtëpisë së Bardhë. Ne Kentali, dhe pse rezultati mes dy kandidatëve ishte shumë i afërt për të shpallur zyrtarisht fituesin, kandidati democrat Andi Beshar shpalli fitoren e tij ndaj guvernatorit në largim Met Bevin, me 49.2% të votave kundrejt 48.9%.

Bevin nuk pranoi humbjen, por nëse rezultati do të konfirmohej, do të ishte një humbje e rëndë për Tramp, në një shtet ku kishte fituar me një avantazh prej 30 për qind përballë Hilari Klinton dhe ku të hënën zhvilloi një takim electoral pikërisht në mbështetje të kandidatit republikan.

Për demokratët është një triumf i sigurtë dhe historic në Virxhinia. Republikanët kishin një mazhorancë të ndjeshme në këtë shtet ku Tramp gjithësesi humbi me pesë pikë në 2016-ën përballë Klinton.

Por presidenti amerikan mund të ngushëllohet me Misisipin, ku kandidati republikjan Tejt Rivs fitoi me 52.7 për qind. Një sukses që i lejon republikanët të kenë më pushtet në një shtet që në vitin 2016 i dha Tramp fitoren ndaj Klinton me 17 për qind vota më shumë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!