“Humbje për të gjithë, ju tregoj çfarë i thashë Giampaolos”

schedule18:24 - 11 Tetor, 2019

schedule 18:24 - 11 Tetor, 2019

Zvonimir Boban pranoi ftesën e Paolo Maldinit për t’u kthyer te Milani dhe misioni i tyre është i vështirë: të rikthejnë kohët e lavdishme te kuqezinjtë. Së fundmi kroati është ndalur të flasë për largimin e trajnerit Marco Giampaolo dhe për tema të tjera.

“Po përjetojmë një moment të vështirë. Kur largohet një trajner është humbje për të gjithë. Është një zgjedhje e marrë nga të gjithë, jo vetëm nga unë. Giampaolo është një trajner i mirë, por kjo zgjedhje u mor për të mirën e Milanit. Duam të marrim rezultate me lojë të mirë”, tha Boban.

“Po punoj për të kthyer Milanin e madh. Jam këtu prej pak kohësh dhe duhet të punojmë shumë në të gjitha aspektet”, shtoi kroati pas “Festival dello Sport” që u zhvillua në Trento. Boban shpreson që gjërat te Milani të ndryshojnë me kalimin e kohës.

“Kur gjërat nuk shkojnë, faji është i të gjithëve: i trajnerit, lojtarëve dhe ne drejtuesve. Shkarkimi i tij ishte një humbje për të gjithë. Marcos, sapo erdhi në Milanello, i thashë që ‘shpresoj ta lë qytetin së bashku me të’. Bëra të njëjtën gjë edhe me Paolon, me të cilin ndaj zyrën çdo ditë. Shpresojmë të bëjmë mirë tani me Piolin”, shtoi Boban.

Në mbyllje ish-mesfushori deklaroi: “Duhet kohë, askush nuk ka thënë që do ta bëjmë Milanin direkt. Jemi një skuadër e re, më e reja në Itali. Është një proces, nuk kemi bërë deklarata të bujshme. Do bëjmë gjithçka të rikthejmë Milanin sa më shpejt të jetë e mundur. Është një proces dhe duhet të krijojmë një ekip gjithnjë e më të fortë”. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!