“Humbje e turpshme, ishim të dërrmuar psikologjikisht”, Duro: Improvizova në mesfushë

schedule22:34 - 28 Korrik, 2022

schedule 22:34 - 28 Korrik, 2022

Laçi nuk ia doli të kalonte në turin e tretë të Conference League, duke u eliminuar kështu nga Petrocub në turin e dytë të këtij kompeticioni.

Një humbje që dhemb për kurbinasit, të cilët u mposhtën 4-1 në “Elbasan Arena”, ku për 30 minuta të besuarit e SHpëtim Duros hodhën në “kosh” avantazhin e pjesë së parë.

Pas ndeshjes, mjaft i zhgënjyer u shfaq edhe tekniku i kurbinasve, ku Duro theksoi se “thembra e Akilit” ishte mesfusha.

Fituat pjesën e parë dhe patët raste të mbyllnit ndeshjen, por çfarë ndodhi më pas?

Nuk kam fjalë për ta përshkruar këtë humbje, Në pjesën e parë ishim në avantazh dhe pjesën e dytë e nisëm mirë. Patëm raste për të bërë edhe golin e dytë, por pas golit të barazimit, u shpërfytyruam totalisht. Ishim të dërrmuar psikologjikisht dhe ishte një humbje e turpshme, por nuk di si t’i shpjegoj 30 minutat e fundit.

Në katër ndeshje keni shënuar vetëm dy gola, të dy me Mazrekajn. A prisnit diçka më shumë nga sulmuesit e tjerë?

Komplimente për Mazrekajn, që edhe sot ishte protagonist. Edhe në disavantazh ishte i vetmi që luante futboll. Adeleke mund të mos tregohej aq egoist, pasi duhej të mbyllnim ndeshjen, por edhe këto episode ndikojnë ne fatin e një takimi.

A ndikoi fakti që nuk kishit asnjë nga treshja e mesfushës së sezonit të kaluar?

Ajo ishte një treshe shumë e konsoliduar dhe sot u detyrova të luaj me Zarubicën në pjesën e dytë, pasi mungonte edhe Spahiu për shkak kartoni. Babatunde e justifikoi pjesën e parë, por vuajti në të dytën. Është mesfushë e improvizuar dhe besoj që aty është pika jonë më e dobët. /f.a/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!