Humbje dhe “rikthim” të dëmtimit, Rafael Nadal eleminohet në çerek-finalet e “ATP Tour”

schedule16:56 - 5 Janar, 2024

schedule 16:56 - 5 Janar, 2024

U kthye me shumë eufori, por u ndal që në përballjen e tij të 3-të. Një nga më të mirët e historisë së tenisit, Rafael Nadal nuk ia doli të fitonte ndaj australianit, Jordan Thompson, duke u mundur nga ky i fundit, në çerek-finalen e turneut, “ATP Tour”, që po zhvillohet në Brisbane, të Australisë, me rezultatin 2 me 1, pas 3 seteve, 7-5, 6-7 e 3-6, pas 3 orë e 27 minutash lojë.

Mirëpo, humbja nuk ishte i vetmi lajm i keq për tenistin spanjoll, pasi në setin e tretë rekordmeni i këtij sporti ndali për disa minuta lojës për të marrë ndihmë të detyrueshme mjekësore, në ijë, pikërisht në atë pjesë të trupit, ku iu nënshtruar operacionit gjatë vitit, që sapo lamë pas.

Në fund të “pushimit” mjekësor, tenisti nga Mallorca u rikthye sërish në pistën e tenisit, ku fillimisht ngushtoi diferencën me australianin, në 4 me 2, në setin e tretë, mirëpo vetëm kaq, pasi në fund u mposht dhe tashmë 37-vjeçari, ish-numri 1 i botës do të presë për disa ditë përgjigjet e testeve mjekësore për të mësuar gjëndjen e tij. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!