Humbja në Superkupën e Europës, Ivan Rakitic e gjen “fajtorin”

schedule13:20 - 27 Shtator, 2020

schedule 13:20 - 27 Shtator, 2020

Mesfushori i Sevilla, Ivan Rakitic, është rikthyer tek ekipi i tij i zemrës këtë verë, pas 6 vitesh te Barcelona. Rakitic, ndeshjen e tij debutuese, e pati në Superkupën e Europës, kundër Bayern Munchen.

Sevilla u mposht me përmbysje 2-1 në shtesa nga bavarezët, me Rakitic që thotë se faktori kryesor për këtë verdikt të sfidës, ishte Manuel Neuer. Elozhe të shumta për portierin gjerman nga mesfushori i Kroacisë.

“Ishte e pamundur për ta kaluar Manuel Neuer. Ai tregoi edhe një herë se është një nga portierët më të mirë në botë. Pas ndeshjes, shkova dhe e urova për trofeun. Nëse ke një portier si ai, atëherë gjithçka bëhet më e lehtë”, u shpreh Rakitic./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!