Deputeti i Partisë Demokratike, Agron Gjekmarkaj është shrehur i keqardhur për humbjen e thellë të demokratëve në Bashkinë e Kukësit.
Përmes një postimi në rrjetet sociale. Gjekmarkaj shprehet se jo është humbja e fundit në një seri që s’ka të ndalur.
Sipas Gjekmarkajt, qytetarët nuk do votojnë opozitën me alternativat që shfaqen sot dhe me llojin e opozitarizmit që po kryhet.
“Keqardhje per humbjen e thellë të demokrateve në Kukes të cilet kurrsesi nuk e meritonin. Kjo është humbja e fundit në një seri që s’ka të ndalur. Të gjithë faktoret opozitarë duhet të mendojnë per pergjeqësitë seriozisht dhe alternativat për të dalë nga kjo situatë. Prej kohesh kam insistuar në faktin që shoqeria nuk vjen tek ne me këtë lloj opozitarizmi që bëjmë sot dhe alternative pushteti që shfaqim para tyre për neser. Kush i shmanget ketij realiteti deshiron që ky realitet të perjetesohet. Nuk e zgjidh problemin kerkimi i fajit tek tjetri duke perjashtuar veten.Vetëviktimizimi i perhershem tek e fundit është semundje mendore ose hipokrizi. Të gjithë jemi fajtor por fajtori më i madh është ai ose ata që nuk e pranojnë fajësinë. Persa me perket mua ndjesë demokrateve duke ju garantur që nuk do resht së thëni të verteten edhe kur ajo djeg”, shkruan Gjekmarkaj./abcnews.al