Humbja në derbi ndaj Skuadrës së Partizanit ishte e 3 në radhë që skuadra e Dinamos nuk arrin të marrë pikë, duke treguar se po kalon një nga momentet më të vështira në këtë sezon.
Trajneri Shkëmbi nuk është i kënaqur nga forma e treguar e disa futbollistëve dhe për këtë ai ka vendosur të bëjë disa ndryshime për sfidën e radhës në kampionat e cila do të jetë ditën e premte kundër Vllaznisë, takim që do të luhet në stadiumin “Elbasan Arena” ora 19:45.
Isaevski ka shlyer pezullimin e kartonave dhe do të marrë vendin e tij në krahun e majtë të mbrojtjes, ndërsa në sulm, Skuka do të ulet në stol. Sulmuesi nuk ka bindur shumë e për këtë arsye, Shkëmbi ka vendosur që të hedhë në fushë nga minuta e parë, Rimal Haxhiun që ka lënë pas dëmtimin dhe është gati për të luajtur. /f.a/abcnews.al