Një tjetër Derby della Madonnina fundjavën e shkuar dhe një tjetër humbje për Milanin. Këtë herë, Interi fitoi pastën në San Siro 2-0, duke i dhënë një “shuplakë” Milanit para 70 mijë tifozëve.
Trajneri Marco Giampaolo u mbështet edhe një herë te lojtarët më me përvojë të Milanit, duke përdorur Lucas Biglia në mesfushë në vend të Ismael Bennacer. Biglia foli pas humbjes në derbi dhe në fjalën e tij, u shpreh:
“Sa të zhgënjyer jemi? Shumë të zhgënjyer, por siç e thatë ju, goli i parë ishte i pafat, por pastaj ne e humbëm ritmin, u dhamë shumë terren atyre. Ne kemi nevojë për të përmirësuar, duke punuar në qarkullimin tonë të topit dhe presion që duhet të ushtrojmë. Duhet të jemi më agresivë në të dy fazat e lojës nëse duam të zbatojmë idetë e trajnerit”./abcnews.al