Humbja ndaj Shqipërisë dhemb shumë, “ylli” i mesfushës largohet nga Kombëtarja polake

schedule19:16 - 26 Shtator, 2023

schedule 19:16 - 26 Shtator, 2023

“Katalizatori” i mesfushës, Grzegorz Krychowiak është padyishim një nga lojtarët më të mirë në Kombëtares polake, të paktën në këto 10 vitet e fundit, mirëpo duket se humbja ndaj Shqipërisë i ka dhënë një goditje të fortë 33-vjeçarit.

Ish-“ylli” i Bordeaux, Sevilla e PSG ka njoftuar me anë të një postimi në profilin e tij zyrtar, në rrjetet sociale, këtë të martë largimin nga Kombëtarja polake, pas 100 paraqitjeve me këta të fundit, paraqitjet në të cilat ka arritur të shënojë plot 5 gola e të dhurojë 6 asistime.

“Kam luajtur 100 ndeshje me shqiponjën e bardhë në gjoks është nderi më i madh për mua dhe kështu do të jetë gjithmonë”,- shkroi Krychowiak në rrjetet sociale, pa shpjeguar arsyet e këtij vendimi. /i.m /abcnews.al 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!