Trajneri i Juventusit, Maurizio Sarri, foli pas humbjes 4-2 kundër Milanit, duke thënë se ekipi i tij bëri 60 minuta fantastike dhe kjo humbje, nuk duhet bërë dramë.
“Kemi luajtur 60 minuta fantastike, kemi qenë në kontroll të plotë, por më tej pamë të përmbyseshim totalisht në pak minuta. Kjo ka ndodhur edhe me ekipet e tjera. Është një periudhë e vështirë për të gjithë. Ne duhet të harrojmë gjithçka, sepse brenda disa ditësh do të kthehemi në fushë dhe nuk ka nevojë ta bëjmë dramë. Arsyet e vërteta për këto momente të pashpjegueshme duhen gjetur, gjithsesi, pa bërë gjykim për askënd”.
Nga pikëpamja fizike dhe mendore, është situatë e ndërlikuar. Momenti është aq i ndryshëm nga humbjet e Veronës dhe Napolit, sa motivimi nuk mund të mungojë. Në mbrojtje vuajtëm shumë, përpara se t’i jepnim edhe një top goli kundërshtarit. Mungesat nuk janë arsyeja e kësaj humbje” u shpreh Sarri./abcnews.al