Interi është mposhtur mbrëmjen e djeshme në shtëpi nga Empoli me rezultatin minimal 0-1.
Zikaltërit kanë dominuar totalisht sfidën edhe pse me 10 lojtarë pas daljes me të kuq të Skriniar në pjesën e parë, por rrjeta e portës kundërshtare nuk u prek për 95 minuta.
Inter nuk ka mbetur i kënaqur nga drejtimi i gjyqtarit, ku ka pasur disa momente ku gjyqtari ka gabuar me vendimet e tij, dhe për këtë gjë, Calhanoglu, mesfushori zikaltër foli pas sfidës.
“Kampionati është ende i gjatë, 13 pikë janë shumë, por ne duhet të vazhdojmë dhe të mos ndalemi. Ësjtë e vështirë të besohet, por duhet të vazhdojmë dhe të mos bëjmë gabime si sito.
Me gjyqtarin u bë edhe më e vështirë, ne i respektojmë ata, por nuk mund të bëjnë gabime të tilla. Përqëndrimi ynë është ende i njëjtë, po të kishim luajtur 11-të kundër 11-të do të kishte qenë ndryshe”, tha ai për “Rai”./ h.ll/abcnews.al