Feronikeli, kampion në fuqi i Kosovës, ka pësuar sërish ndryshim në stafin teknik. Klubi nga Drenasi, pas humbjes që pësoi në transfertë me Llapin, ka zhvilluar një takim me trajnerin Agim Sopi dhe këshilltarin e presidentit, Albert Bunjaku. Si përfundim është vendosur që palët të shtrëngojnë duart dhe të ndërpresin bashkëpunimi.
“Pas ndeshjes së sotme, drejtues të KF Feronikelit kanë mbajtur takim me këshilltarin e presidentit z. Albert Bunjaku dhe trajnerin e klubit të Feronikelit, z. Agim Sopi.
Me një marrëveshje të dyanshme dhe pas një takimi krejtësisht miqësor, u vendos që të ndahen rrugët mes dyshes Bunjaku dhe Sopi, me klubin e Feronikelit.
Klubi i futbollit Feronikeli, i uron shumë suksese z. Bunjakut dhe z. Sopi në hapat e tyre të mëtutjeshëm dhe i falënderon për korrektësinë dhe profesionalizmin e treguar gjatë kohës sa ishin në klub. Për detaje të reja, do të njoftojmë me kohë opinionin”, njofton klubi nga Drenasi. /abcnews.al