Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Humbja e zgjedhjeve dhe mandati i Bashës, sot vendos kryesia e PD

schedule15:39 - 15 Korrik, 2021

schedule 15:39 - 15 Korrik, 2021

Nga Juxhin Mustafaraj 

Tre muaj pas zgjedhjeve të 25 prillit, demokratët do të përcaktojnë sot shkaqet e disfatës së tretë elektorale. Kryesia e Partisë Demokratike do të mblidhet në orën 18:00 për tu njohur me dokumentet e analizës që 19 drejtuesit politikë kanë firmosur sa i takon shkaqeve të jashtme por edhe faktorëve të brendshëm që sollën humbjen  e demokratëve në 25 prill.

Shit-blerja e votës, përdorimi i administratës dhe patronazhistët janë disa prej faktorëve të renditur nga drejtuesit e PD, teksa përgjegjësi për rezultatin në disa qarqe i është ngarkuar edhe aleatëve të PD që nuk u koordinuan në fushatën zgjedhore.

Debate në mbledhje pritet të ketë edhe për ndryshimet statutore, ku Fatbardh Kadilli pritet të kërkojë që kryesia të zhbëjë vendimin e Komisionit Statutor që vendosi të kalojë për miratim vetëm propozimet e Lulzim Bashës.

Pjesë e debatit pritet të jetë edhe Enno Bozdo, i cili publikisht kërkoi që të merren në konsideratë propozimet e Kadillit dhe Edith Harxhit për kufizimin e mandatit të kryetarit.

Në mbledhjen e sotme të kryesisë, Lulzim Basha do t’i paraqesë kryesisë edhe emrat e rreth 300 kandidatëve për anëtar të Këshillit Kombëtar. Do të jetë Kuvendi Kombëtar këtë të shtunë i cili përmes votës do të zgjedh 150 anëtarët e rinj të Këshillit Kombëtar.  /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!