Manchester United arriti dje një fitore historike ndaj Southampton me shifrat 9-0, teksa pas ndeshjes “Shenjtorët” janë ankuar për gjykimin nga ana e arbitrit kryesor të ndeshjes, Mike Dean.
Sipas medieve angleze klubi i njohur ka bërë kërkesë në Premier League, që ky arbitër të mos gjykojë më kurrë ndeshje të tyre, duke ndjekur në njëfarë mënyrë edhe rrugë alla-shqiptare zgjidhjeje.
Southampton have requested that Mike Dean and Lee Mason don’t referee them in the near future
The request comes after both were involved in contentious moments this week versus Villa and Man Utd #SaintsFC
— Adam Blackmore (@AdamBlackmore) February 3, 2021
Në ndeshjen e mbrëmshme Dean anuloi një gol të rregullt të Southamton dhe nxori dy lojtarë të tyre me karton të kuq, njërin që në minutën e 2-të të ndeshjes.
Në fakt ankesa nuk është vetëm për Dean, pasi edhe gjyqtari Lee Mason është “bllokuar” nga klubi i njohur, që mbrëmë mori humbjen e tretë rresht. Ankesa për Mason është në lidhje me sfidën ndaj Aston Villa para pak ditësh. /abcnews.al