Humbja e tretë radhazi, Udinese “gjunjëzon” Lazio-n në “Olimpico”

schedule22:36 - 11 Mars, 2024

schedule 22:36 - 11 Mars, 2024

Nuk mund të kishte rezultat më katastrofik, ndaj një kundërshtari, që këtë sezon lufton për mbijetesën, me “Shqiponjat” e Lazio, që mbrëmjen e kësaj të hëne kanë regjistuar humbjen e tretë radhazi në kampionat, kësja radhe, ndaj “Bardhezinjve” të Udinese, me këtë të fundit, që kanë fituar me rezultatin e ngushtë, 1 me 2, përballjen e javës së 28-të të Serie A.

Të gjithë golat erdhën në fraksionin e dytë të lojës dhe erdhën të gjithë nga “Bardhezinjtë”, teksa në favor të tyre shënuan, Lorenzo Luça e Oier Zarraga, në minutat 47’ e 51’ të sfidës, ndërsa për djemtë e teknikut, Maurizio Sarri mendoi mbrojtësi argjentinas, Lautaro Giannetti, i cili shënoi një autogol në minutën e 49’-të të sfidës.

Falë këtij rezultati, “Shqiponjat” e Lazio mbeten në vendin e 9-të të kampionatit, me 40 pikë, pas 28 javëve, duke rrezikuar jo pak pjesëmarrjen në kompeticioniet evropiane, sezonin e ardhshëm, ndërsa me triumfin e siguruar në “Olimpico”, skuadra e Udinese ngjitet në kuotën e 27 pikëve, duke qëndruar momentalisht tre pikë larg zonës së rënies nga kategoria. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!