Dinamo u mposht me rezultatin e thellë 0-4 në derbi kundër Tiranës në “Air Albania” në kuadër të javës së tetë Abissnet Superiore.
Trajneri i “Bluve”, Bledi Shkëmbi pas ndeshjes foli për Super Sport, ku u shpreh së në këtë ndeshje ndikuan mungesat dhe lodhja.
“Mendoj që ndryshoi përqendrimi, por edhe gjendja fizike. Disa lojtarë kishin probleme, disa i kemi të dëmtuar, pa hequr përgjegjësitë. U vumë në vështirësi nga krahët, aty ku kemi punuar këto ditë.
Nuk ishte vetëm mungesa e Sofranac, kishte edhe mungesa të tjera e lojtarë me probleme si Isaevski e Siljanovski.
Kontingjenti? Zgjedhjet nuk i bëjmë nga dëshira, ishim të detyruar, sidomos sot, shumë të detyruar. Duhet të shohim në janar, ndeshjet janë këtu.
Duke mos i hequr asnjë meritë Tiranës, nuk ka shumë diferenca, por sot pati. Hiç 15 minutat e para, Tirana na vuri në vështirësi, ndërsa ne ishim hija e vetvetes”, përfundoi trajneri i Dinamos. r.t/abcnews.al