Humbja e thellë, Minxhozi: Berisha dhe Meta duhet të ishin larguar nga postet e tyre

schedule19:30 - 17 Maj, 2023

schedule 19:30 - 17 Maj, 2023

TIRANË- Koalicioni “Bashkë Fitojmë” i përbërë nga Ilir Meta dhe Sali Berisha morën një rezultat zhgënjyes në zgjedhjet e 14 majit në gjithë Shqipërinë. Të ndodhur në këto kushte dhe rrethana politike, analisti Skënder Minxhozi u shpreh në ABC News se ata të dy duhet të ishin larguar tashmë nga postet e tyre, pasi këtë kriter ata vetë ia kërkuan Lulzim Bashës kur humbte zgjedhjet përballë Edi Ramës.

“Sot Sali Berisha dhe Ilir Meta do duhet të ishin larguar nga postet  tyre, sepse këtë kriter ata i kërkuan Bashës. Berisha dhe Meta nuk njohin përgjegjësi asnjëherë kur humbasin”, theksoi ai.

Sipas tij, Berisha do duhet të largohet nga politika aktive pasi beteja e 14 majit e “certifikoi” atë si humbës të thellë.

“Berisha duhet të largohet nga politika aktive, sepse Berisha veç të tjerash provoi se është humbës edhe më i thellë  se Lulzim Basha. Basha do duhet të ndjehet mirë me gjithë humbjet e tij spektakolare, kur sheh se lideri historik u rrezua në vendlindjen e tij, Shkodër, Kamëz. Ilir Meta u rrëzua në Skrapar”- tha ai/n.m.abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!