Humbja e PD, gazetari: Është shpejt për t’i kërkuar dorëheqjen Lulzim Bashës

schedule12:30 - 28 Prill, 2021

schedule 12:30 - 28 Prill, 2021

Për gazetarin Fatos Hakorja kërkesa e disa funksionarëve të Partisë Denokratike për dorëheqjen e Lulzim Bashës pas humbjes së zgjedhjeve është herët.

Në studion e ABC, me Juli Xhokaxhi ai tha se PD duhet të bëjë një analizë të thellë dhe se kriteri për të kërkuar dorëheqjen ka të bëjë me interesin personal të tyre. Sipas tij, nëse PD pas analizës që duhet të bëjë rezulton se është Lulzim Basha përgjegjësi atëherë duhet të kërkojë largimin e këtij të fundit.

“PD duhet të bëjë një analizë të thellë, duhet që të bindë që edhe ata që janë kundërshtarët logjikë të saj. Kemi parë zëra që kërkojnë largimin e Bashës. Dyshoj se te disa prej tyre kriteri për të kërkuar dorëheqjen ka të bëjë me interesin personal.

Nuk po them që kërkesa nuk qëndron por është shpejt për t’ja kërkuar dorëheqjen Bashës, nëse PD kupton që faji është i Bashës atëherë PD duhet të bëjë një analizë dhe të kërkojë largimin e Bashës. Mbase edhe Basha mund të gjejë formulën për të larguar Ramën për të mos e përfunduar këtë mandat apo edhe duke afruar të larguarit,” u shpreh gazetari.

Gjithashtu, Hakorja theksoi se mandati i tretë nuk do të jetë ndonjë surprizë e madhe, pasi janë në lojë të njëjtën personazhe si në mazhorancë edhe në opozitë.

“Mandati i tretë është surprizë për të gjithë. Nuk e dimë si mund të jetë, ajo që dimë është se kemi kryeministër Edi Ramën, dhe nga ana tjetër kemi në opozitë Lulzim Bashën dhe Monika Kryemadhin, jemi atje ku kemi qenë. Kemi të njëjtët aktorë me të njëjtën mendësi, atëherë pse duhet të presim gjë tjetër,” tha ai. g.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!