Humbja e Partizanit, Shehi: I dhamë zemër kundërshtarit

schedule20:32 - 20 Janar, 2024

schedule 20:32 - 20 Janar, 2024

Trajneri i Partizanit, Orges Shehi, ka komentuar humbjen e tij të parë në pankinën e kësaj skuadre, në shtëpi ndaj Laçit. Sipas tij, ekipi lëshoi në fund pasi i dha zemër skuadrës kundërshtare me rastet që të kuqtë humbën vetë.

“Kjo është një nga arsyet pse kemi humbur ndeshjen. Kemi shpërdoruar shumë në atë moment kur duhej të mbyllnim ndeshjen. Kjo fillon duke i dhënë zemër kundërshtarit, më vjen keq që hymë në presion duke humbur rastet ne. Në disa situata duhej të bënim më mirë, sidomos duke shkuar në mbulim e ditur se çfarë lojtarësh ka Laçi.

Të qajmë mungesat mendoj se është e pavend, nuk do rri të qaj mungoi ky e ai. Ne kishim ndeshjen në dorë, duke kontrolluar shumicën. Për këtë të vjen keq, kur ke shumë raste para portës, që të humbasësh ndeshjen.

E thashë që në fillim që do shkonte situata ndryshe nëse shënon. Duam të dalim e finalizojmë, pastaj hyn edhe pak presioni, hyn në presion duke humbur raste dhe pastaj sigurisht që ato që lojtarët që futen duhet të ndryshojnë marshin apo të ketë egërsi më shumë. Kërkonim që të luanim me Mehmetin si 10 pasi Rrapaj u konsumua shumë. Por mendoj se duhej ta kishim zgjidhur më mirë sidomos vendosjen në mbrojtje por edhe kohën e presionit te Melo që futej nga brenda. Na vjen keq që e humbëm ndeshjen, e thatë që do mësohem, na ngelet të punojmë për të përmirësuar gjërat e mira. Futbolli i tillë është, e humb edhe kur nuk e meriton. Mendoj se nuk erdhën golat nga presioni i kundërshtarit, por nga butësia jonë për të luftuar për topin e dytë se është i rëndësishëm për të mos i dhënë rinisje kundërshtarit.

Shpërdorimi i rasteve mendoj se fut në presion skuadrën, ne kërkojmë të dalim deri aty. Patjetër na vjen keq e lojtarëve që shpërdorojnë, se nuk do vëmë gishtin te një lojtar apo tjetër, por janë pika të rëndësishme ku duhet të fokusohemi e ndërgjegjësohemi.

Kërkonim të mos linim lojtarët e tyre të mos organizoheshin, sidomos në dy qendrat. Kërkuam gjtihmonë të përqendrohet loja duke e lënë që të luante në krahë dhe të bënte presion atje ekipi. Edhe pak u konsumuam shumë se ishim shumë të furishëm në fillim. Ne Rrapajn e nxorëm në fazë mbrojtëse dhe në fundin e pjesës së parë kishim vështirësi se ndaheshin nga pjesa tjetër e skuadrës. Donim ta çonim lojën nga krahët, nuk është se funksionoi, edhe për shkak të karakteristikave të krahëve, sidomos pasi ndryshuam Taipin dhe Rrapajn. Por duke ardhur edhe të tjerët në formën më të mirë, mund të ndryshojmë edhe vendosje. Unë mendoj se pësuam dhe humbëm ndeshjen nga butësia jonë dhe presioni që hymë nga shpërdorimi që e përmend disa herë por nuk është justifikim. Na mbetet shumë punë për të bërë, konfiguruar skuadrën në fazë sulmi, që të mos biem poshtë 80% tonë e të mos lëshojmë në fazën mbrojtëse.

Kalendari i tillë është, që nesër do të punojmë për ndeshjen e Kupës e pastaj ndaj Vllaznisë që është përballje ndaj rivalëve. Ditët janë të pakta por do të mundohemi të përqendrojmë punën te video analizat për ta parë. Do të jemi pastaj të përgjegjshëm për veprimet duke pasur parasysh që “Final 4” ka edhe 16 ndeshje. Përmirësimi vjen edhe duke bërë video-analiza, por edhe duke punuar gjatë javës.

Një formulë tjetër dhe ne nuk është se duke e pasur këtë duhet ulur marshi. Impenjimi e motivimi ishte, por duhet pak qartë e pak të qenurit të kuptimit të situatave e menaxhosh mirë. Se kur jenë në avantazh e zgjidh ndeshjen, nuk mund të hysh në presion duke qenë ne në avantazh”, tha Shehi për “MCN” në fund të sfidës./ h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!