Humbja e motrës dhe e vëllait në një kohë të shkurtër, Blerina Gjylameti tregon bekimin që erdhi më pas

schedule22:32 - 24 Mars, 2021

schedule 22:32 - 24 Mars, 2021

Mbrëmjen e sotme në “E ardhmja është vajzë” në ABC me Ermira Çaushollin kishte situata të bukura e me humor ashtu siç kishte edhe emocione të forta dhe rrëfime zemre. Njëra nga vajzat e ftuara ishte edhe deputetja Blerina Gjylameti e cila në rubrikën “Në mundsh” ku vajzat flasin për vështirësitë e tyre në jetë, tregoi që ka një forcë të jashtëzakonshme tek e cila mund të mbështeten edhe njerëzit e saj të dashur. Humbja e madhe e motrës dhe e vëllait në një kohë shumë të shkurtër e ka bërë atë të mendojë më shumë për njerëzit e zemrës.

“Nuk mund ta lejoja që të rrëzohesha e të mendoja veç për veten. Duhet të bëhesha e fortë për njerëzit e tjerë të familjes”. Ajo tregoi se Albana i ka qëndruar pranë në çdo moment të vështirë të jetës. Gjylameti e cila në zgjedhjet e 25 prillit kandidon në qytetin e saj të lindjes në Pogradec, mes emocionesh tregoi se djali i vogël erdhi vërtet si një bekim pas gjithçkaje që ka ndodhur në familjen e saj. Mesazhi që mori më pas nga djemtë e jetës, ishte i duhuri për ti treguar dashuri dhe mirënjohje që është vajzë, nënë, grua, politikane qe pertej dhimbjes ja ka dale të jetë e fortë dhe luftarake për familjen dhe njerëzit që përfaqëson në Parlament./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!