“Kampionati përfundoi, urime Interit për titullin. Conte? Inteligjent”

schedule13:14 - 15 Mars, 2021

schedule 13:14 - 15 Mars, 2021

“Inter e fitoi kampionatin”. Kjo është fjalia e parë që deklaron Fabio Capello kur pyetet për sa i përket garës për titullin kampion në Serie A. Në një prononcim për “Sky Sport Italia”, ish-trajneri i Juventusit dhe Interit nuk ka më asnjë dyshim që Scudetton do ta fitojnë zikaltërit, sidomos pas humbjes së djeshme të kuqezinjve ndaj Napolit.

“Unë e kam thënë javë më parë se Interi e ka fituar kampionatin. E kam deklaruar që kur Milani humbi kundër Spezias dhe e konfirmoj sërish sot. Lukaku-Martinez? Lautaro është më superior ndaj belgut nga ana teknike dhe mendoj se për këtë nuk ka vend për diskutim. Nga ana tjetër, Romelu është fizikisht më i fortë dhe më i shpejtë”, deklaron italiani.

 

 

“Conte? Ne duhet ta përgëzojmë atë. Ai e kuptoi që nëse luan përpara, do ta kishte më të vështirë dhe reagoi në kohën e duhur. Ishte diçka inteligjente nga ana e tij. Sipas mendimit tim, Juventus është më i plotë si ekip se sa Interi. Gjithsesi, Conte për një vit më shumë në drejtimin e zikaltërve ka bërë një punë të madhe dhe e njeh më mirë skuadrën tashmë”, përfundon Capello. /abcnews.al