Interi eliminoi Lazion nga Superkupa e Italisë në gjysmëfinale, pasi zikaltërit triumfuan me shifrat 3-0.
Në përfundim të ndeshjes, “Corriere dello Sport” zbulon prapaskenën me Maurizio Sarri, trajneri i Lazios.
Në përfundim të ndeshjes, ai ka shkuar në dhomat e zhveshjes dhe ka kritikuar me tone të larta skuadrën e tij.
“Qoftë kjo hera e fundit, të mos ndodhë më! Ju hoqët dorë, nuk luajtët”, mësohet të ketë thënë trajneri italian./h.ll/abcnews.al