Humbja e Gjermanisë në miqësore ndaj Turqisë, Naglesmann: Faji i lojtarëve

schedule09:27 - 20 Nëntor, 2023

schedule 09:27 - 20 Nëntor, 2023

Kombëtarja e Gjermanisë në urdhrat e trajnerit Julian Nagelsman nuk ka rezistuar dot më gjatë se tre ndeshje, duke pësuar humbjen e parë, ndonëse në kuadrin e miqësores ndaj Turqisë, ndeshje që përfundoi me shifrat 2-3. Golat e Kai Havertz dhe Niklas Fylkrug nuk patën asnjë efekt për të ndryshuar rezultatit final.

Nagelsman – “Goli i parë erdhi tepër lehtë. Ne nuk u mbrojtëm mirë dhe i’a bëmë më të thjeshtë punën kundërshtarit. Lënia e hapësirave nga grupi ynë është një problem që duhet të mbyllet sa më shpejt të jetë e mundur. Duket sikur reparti i prapavijës e ka të vështirë gjetjen e gjuhës së përbashkët në bllokimin e rrezeve për rivalin. Duhet ta kishim fituar ndeshjen që 10 minutat e para, por nuk e bëmë. Më pas pësojmë gola elementarë. Situata të tilla nxjerrin në pah probleme të theksuara, ndonëse ne kemi punuar intesivisht për tu përmirësuar”, përfundojë me tone të larta shqetësues Nagelsman, i cili nuk pranojë ta merrte përsipër përgjegjësin e humbjes.

EKSPERIMENTIMI NË FORMACION – “Nuk e gjykojë aspak si një eksperiment. Kai Havertz nga pjesa disi më ofensive është i vetmi që mbart disa karakteristika më mbrojtëse. Pastaj ai dëshmoi personalitet në fushë, pavarësisht se u rreshtua në krahun e majtë të prapavijës. E konsiderojë si lojtarin më të mirë në fushë nga grupi ynë”, tha “timonieri” i Gjermanisë.

MESFUSHA- ”Kimmich dhe Gundogan janë lojtarë të jashtëzakonshëm. Ama ndonjëherë duhet të mbrojnë me zgjuarsi dhe të zgjaten në fushë, pa lënë në plan të dytë edhe duelet e forta fizike. Në varësi të kundërshtarit ndërtohet edhe formacioni. Kjo do të thotë se titullarët i përshtaten kundërshtarëve. E vërtetë, prisja më shumë dhe nuk jemi aty ku duhet më ndërtimin e manovrave të shpejta dhe efikase drejt sulmit”.
RASTI I PENALLTISË – ”E kotë ta diskutojmë në këtë moment. Sipas mendimit tim, nuk ishte penallti. Arbitrat duhet të jenë më vigjilent në precedentë të tillë. Rregulli është i qartë në çdo situatë, gjithsesi pjesë e së shkuarës”, përfundoi Nagelsman./ h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!