Humbja e Erzenit ndaj Vllaznisë, Deliallisi: Meritonim diçka më shumë sot, por duhet shënuar

schedule21:18 - 20 Janar, 2024

schedule 21:18 - 20 Janar, 2024

Erzeni u mposht vetëm në fund nga Vllaznia pas një gafe në zonë, duke i nxjerrë shijakasit pa pikë nga Rrogozhina. Trajneri Alferd Deliallisi u shpreh i zhgënjyer për këtë rezultat, teksa tha që ndeshja pati dy tablo.

“Nuk e nisëm mirë lojën, pasi e dorëzuam shumë shpejtë topin. Loja mori rrjedhën e qetësisë pas 25 minutave të para. Pjesën e dytë çdo gjë foli për ne, sepse patëm shumë raste. Mënyrën si goditesh nga një episod, një gabim që ndodh.

E rëndësishme është që të marrësh pikët. Nuk ka rëndësi se si luan. Në momentin që nuk merr pikët, nuk flitet për entuziazmin. Meritonim diçka më shumë sot, por kështu ndodhi.

Ne ekipin e ndërtojmë në bazë të kundërshtarit. Sulmuesi i sapoardhur i ka treguar cilësitë që ka. Edhe kur u fut në lojë i tregoi cilësitë dhe si e ndryshoi lojën.

Normalisht vuajtëm sepse e dorëzonim topin shumë shpejtë. Kundërshtari ishte më agresiv se ne dhe kjo gjë ishte e patolerueshme. Nuk kemi prishur asnjë llojë mekanizmi. Junes, i cili ka ardhur tani mendoj se mund të bëjë shumë më shumë me aq sa kam parë në stërvitje. Jam shumë i kënaqur me pjesën e atij. Por nuk jam dakord që ka qenë e dobët. Një ndeshje me dy tablo. Një pjesë e parë e dobët deri diku dhe një pjesë e dytë e mirë.

Migone dhe Alba janë pothuajse të pazëvendësueshëm në pozicionet e tyre. Migone kaloi një dëmtim. Peposhi po sakrifikon, por nuk është gati.

Unë doja që dy mbrojtësit e krahut të Vllaznisë të përballeshin me Zekën dhe Mihanën. Problemin e kishim që nuk po lexonim situatën. Ne jemi ekip i pjekur, por në disa situata duhet t’i lexojmë më shpejtë”, tha Deliallisi për “MCN”./ h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!