Humbja 5-0, Muller: U kërkojmë falje tifozëve, Ishte një paraqitje skandaloze.

schedule16:26 - 28 Tetor, 2021

schedule 16:26 - 28 Tetor, 2021

Bayern Munich pësoi një humbje turpëruese 5-0 ndaj Bayern Monchengladbach. Kjo disfatë ishte nga më të thellat të pësuara ndonjëherë nga gjigandët gjerman.

Pas kësaj humbje i zhgënjyer është parë edhe mesfushori, Thomas Muller. Mesfushori gjerman shprehet se gjithë skuadra luajti shumë dobët, dhe iu kërkon falje tifozëve për këtë ndeshje shumë skandaloze.

“Nuk jemi mësuar me të tilla disfata dhe e vetmja gjë që mund të bëjmë është t’u kërkojmë falje tifozëve. Ishte një paraqitje skandaloze. Të gjithë përveç Nojerit luajtën shumë dobët. Nuk kisha përjetuar ndonjëherë diçka të tillë. Dua të përgëzoj dhe Gladbahun për ndeshjen e madhe që bënë”, përfundoi 32-vjeçari gjerman. /f.a/abcnews.al