Humbin jetën dy paciente te Infektivi

schedule10:32 - 8 Korrik, 2020

schedule 10:32 - 8 Korrik, 2020

Dy paciente kanë humbur jetën gjatë 24 orëve të fundit te spitali Infektiv, duke e çuar në 83 numrin e viktimave në vend që nga fillimi i pandemisë.

Pacientet 58 dhe 59 vjeç nga Tirana, me disa sëmundje bashkëshoqëruese, nuk mundën të mbijetojnë megjithë përpjekjet e mjekëve dhe terapinë e trajtimit. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve të të ndjerave.

LEXO EDHE: 68 raste të reja me Covid-19 në 24 orët e fundit në vendin tonë

Ministria e Shëndentësisë konfirmoi sot 68 raste të reja me Covid-19. Ndërkaq, gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 47 persona.

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 488
Durrës 222
Shkodër 161
Vlorë 120
Lezhë 65
Fier 42
Korçë 31
Elbasan 28
Kukës 28
Berat 20
Gjirokastër 15
Dibër 12

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!