Robbie Van Persie, ish-sulmuesi i Manchester United, ka dhënë një intervistë të gjatë për “Soffot” dhe zbulon shumë gjëra. Mes tyre edhe një ngjarje që u kishte ndodhur në dhomat e zhveshjes, pas një humbjeje të pësuar në derbi kundër Manchester City.
Protagonist ish-trajneri, Sir Alex Ferguson, i cili ishte tërbuar prej faktit që dy prej lojtarëve kishin shkuar në një festë pas asaj humbjeje. Holandezi tregon se çfarë u kishte bërë atyre dhe në dhomat e zhveshjes dhe si i ishte drejtuar ekipit.
“Humbëm kundër Manchester City në prill dhe ishim akoma 12 pikë përpara. Dy lojtarë shkuan në një festë natën pas ndeshjes. Ditën tjetër Ferguson kishte vendosur fotografitë e festës në mure dhe na tha:’Nëse ne e humbim titullin, është për shkak të këtyre dy qelbësirave’”, tregon Van Persie. /abcnews.al