Sondazh

Berisha bëri protestë me flamur gjerman. Por ndaj dhunës së saj reagon ashpër Gjermania:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Humbim edhe Ismajlin/ Kombëtarja zhvillon stërvitjen e fundit përpara Ukrainës

schedule23:25 - 30 Mars, 2026

schedule 23:25 - 30 Mars, 2026

Është një miqësore, por lojtarët janë të nevojshëm si ajri.

Kombëtarja shqiptare ka humbur edhe një tjetër futbollist pikërisht në prag të duelit ndaj Ukrainës në Valencia të Spanjës, ku ekipi ynë zhvilloi seancën e fundit stërvitore.

Ardian Ismajli ndjeu shqetësime në këmbën e majtë, dhe stafi teknik e ai mjekësor u detyruan t’i jepnin leje për t’u kthyer në Itali, tek Torino, ku do të vazhdojë riaftësimin.



Përveç tij, prapavija ka mungesa të rëndësishme pasi më herët nga përfaqësuesja u largua edhe Arlind Ajeti, I dëmtuar gjatë ndeshjes së plej ofit të Kupës së Botës ndaj Polonisë në Varshavë.

Trajnerit Silvinjo I mbeten si mbrojtës qendre, Gjimshiti, Cake dhe Pllana.

Nga kombëtarja është larguar me leje Ramadani dhe i dëmtuar Ernest Muçi.

Për fat, lajmet janë që Jasir Asani i ka kaluar problemet fizike dhe është bashkuar në stërvitje me grupin.

Tekniku brazilian ka në dispozicion 22 lojtarë gjithsej.

Silvinjo ka zhvilluar kryesisht seancë stërvitore taktike, ndërsa ka konfirmuar përfundimisht gjendjen e lojtarëve.

Formacionin do ta vendosë vetëm pak orë para nisjes së duelit me Ukrainën në stadiumin “Estadi Siudad de Valencia”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!