Trajneri i Liverpool, Jurgen Klopp, foli para sfidës kundër Chelsea, e vlefshme për javën e parafundit të Premier League. Liverpooli kampion, pret nesër ekipin e Frank Lampard, që synon të ruajë një vend në Top4.
Pikërisht nga Chelsea, Liverpool humbi shërbimet e Timo Werner, me sulmuesin gjerman që iu bashkua Bluve të Londrës. Klopp, e kishte justifikimin gati: “Jam 100% i lumtur me lojtarët që kam, ne jemi kampionët e Anglisë.
Ndoshta sezonin e shkuar, ishim më të përqendruar në merkato, me të drejtë. Këtë sezon, do të jetë ndryshe. Do të mbetemi aktivë, por nuk kemi emra konkretë”, u shpreh Klopp./abcnews.al
“I'm completely happy with my squad, 100 per cent." https://t.co/UAwkGQW6Gc
— Mirror Football (@MirrorFootball) July 21, 2020