Një turist britanik do të dëmshpërblehet me 200 mijë paund pasi u qëllua me një qese me bojë në një klub nate në Majorka, ngjarje që i shkaktoi humbjen e shikimit.
18-vjeçarit Dillon Connery, i “dolën sytë nga vendi”, nga një qese me bojë në lokalin e natës Carwash Club, ku po festohej një festë tradicionale. Ndonëse iu nënshtrua disa operacioneve, mjekët e patën të pamundur që t’i shpëtonin djalit nga Paisly dritën e syve.
Tashmë një gjykatë në Majorka vendosi se lokale i natës nuk kishte marrë masat e duhura gjatë festës për të siguruar klientët dhe për këtë duhet të paguajë të riun britanik për dëmin e madh që i shkaktoi.
Connery kërkoi më herët një dëmshpërblim prej 1 milionë paund, gjë që nuk u pranua nga gjykata.
/abcnews.al