Një burrë nga Australia që kishte humbur prej 18 ditësh në një pyll është gjetur i gjallë, pasi mbijetoi duke ngrënë kërpudha dhe duke pirë ujë në një digë. 58-vjeçari Robert Weber humbi kontaktet kur makina e tij ishte bllokuar në baltë në një rrugë pranë një ferme.
Weber kaloi tre ditë në makinë para se të mbaronte uji. Ai ka treguar se u nis në këmbë por humbi rrugën dhe qëndroi pranë një dige derisa u gjet nga një deputet i zonës. Weber, i cili kishte me vete dhe qenin e tij është shtruar në spital, ndërsa qeni i tij nuk është gjetur.
Vetëm disa ditë para se të gjendej, policia tha se kishte pezulluar kërkimet për të. “Pas një kërkimi në shkurrë, lumenj, digave dhe terrenit të pjerrët gjatë kushteve të lagështa, u mor vendimi për të ndërprerë kërkimin”, tha Policia e Queensland. /abcnews.al