Humbi përballë Truss, Sunak: Konservatorët janë një familje, të mbështesim lideren e re

schedule14:45 - 5 Shtator, 2022

schedule 14:45 - 5 Shtator, 2022

Rishi Sunak ka reaguar pas humbjes në garën për pasuesin e Bors Johnson përballë Liz Truss, e cila u zgjodh kryeministrja e re e Britanisë së Madhe.

Në një postim në Twitter, Sunak ka falënderuar të gjitha ata që e votuan, ndërsa thekson se konservatorët janë “një familje” dhe duhet të bashkohen pas lideres së re.

“Faleminderit të gjithëve që më votuan në këtë fushatë.

Unë kam thënë gjatë gjithë kohës se konservatorët janë një familje.

Është e drejtë që ne tani bashkohemi pas kryeministres së re, Liz Truss, ndërsa ajo drejton vendin në kohë të vështira”, shkruan Sunak.

/abcnews.al