Humbi penalltinë ndaj Polonisë, por Messi është më “afër” trofeut se të tjerët

schedule18:40 - 1 Dhjetor, 2022

schedule 18:40 - 1 Dhjetor, 2022

Me penalltinë e humbur, mbrëmjen e djeshme përballë Polonisë, Messi është kthyer në lojtarin e vetëm në histori, i cili ka humbur 2 penallti në Kupën e Botës, por ajo është që e bën interesant këtë “rekord” është dhe momenti se kur është humbur penalltia.

Në vitin 1978, sulmuesi Mario Kempes humbi penalltinë në ndeshjen e tretë në grupe kundër Italisë, por në të njëjtin edicion “El Matador” arriti të ngrinte trofeun me “albiceleste”-n.

Në vitin 1986, legjenda e futbollit botëror, Diego Armando Maradona do të humbte penalltinë, në ndeshjen e tretë të grupeve, kundër Bullgarisë, por Maradona sërish arrinte të nxirrte Argjentinën fituese të atij edicioni.

Tashmë rradhën e ka Messi, me “pleshtin”, të cilit iu mohua goli nga pika e bardhë e penalltisë, mbrëmjen e kaluar, duke bërë kështu që tifozët e “albiceleste”-s, të shpresojnë në ngritjen e trofeut më madhor në sportin e futbollit. /i.m /abcnews.al