Humbi nënën nga COVID, mesazhi i fortë i gazetares: Shtyrja e vaksinës ishte gabim

schedule10:06 - 24 Tetor, 2021

schedule 10:06 - 24 Tetor, 2021

Pak muaj më parë gazetarja Jonida Shehu humbi nënën për shkak të koronavirusit. Përmes një mesazhi të shpërndarë në rrjetet sociale nga ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, Jonida Shehu thotë se shtyrja e kohës së vaksinimit ishte një gabim prandaj u bën thirrje të gjithëve që të injektojnë dozën kundër COVID-19 për të qenë të mbrojtur kundër virusit.

Nuk besoj se ka ngelur njeri pa një përjetim personal për COVID-in. Është shumë e freskët koha e këtij COVID-it fatal në familjen tonë. Në të gjitha analizat dhe mendimet që më vijnë pas ikjes së mamit, është që asnjëherë nuk mendova se ajo do të ikte nga COVID-19.

Mbas nënës time kam pasur edhe njerëz të tjerë të familjes të infektuar që për fat të mirë ishin vaksinuar, nuk e kaluan thjeshtë, por sot janë. Kjo më mjafton për të menduar që shtyrja e kohës së vaksinës ishte një gabim.

Mundësia që vaksina mund të të shtojë qoftë edhe një përqindje pro armëve të tua në luftë me virusin duke marrë parasysh sa i tmerrshëm dhe i paparashikueshëm është ja vlen.

Nuk është nesër koha e duhur, është sot ose dje nëse mundësh, mbase mbase gjërat do të kishin rrjedhur ndryshe nëse do ta kisha menduar kështu përpara pak muajsh” shprehet Jonida Shehu./ Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!