Humbi në pyll, 3-vjeçari në SHBA gjendet i gjallë pas dy ditësh

schedule22:53 - 8 Qershor, 2022

schedule 22:53 - 8 Qershor, 2022

Dy ditë në temperatura shumë të ulëta dhe me rreziqe që e rrethojnë nga kudo, një djalë 3-vjeçar që humbi në pyjet e Montana, SHBA, arriti të mbijetojë.

Ryker Ëebb u zbulua se ishte në ankth, por pa ndonjë problem serioz. Djali u raportua i humbur rreth orës 17:00 të premten e kaluar nga një fqinj. Ai u pa dy orë më parë duke luajtur me qenin e familjes së tij në shtëpinë e tyre.

Menjëherë u organizua një operacion i madh me dhjetëra policë, zjarrfikës, vullnetarë, si dhe dronë e helikopterë.

Kushtet në zonë kanë qenë të këqija me temperaturë që ka rënë në 4 gradë Celsius gjatë natës dhe me stuhi të forta. Edhe bimësia e dendur e vështirësoi këtë kërkim për të voglin.

Më në fund ai u gjet rreth 5 kilometra nga vendi ku kishte humbur i uritur, i etur dhe i ftohtë, por jo në rrezik për jetën. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!