Humbi në garën për Shtëpinë e Bardhë/ Harris pritet të telefonojë Trump për ta uruar për fitoren në zgjedhje

schedule16:30 - 6 Nëntor, 2024

schedule 16:30 - 6 Nëntor, 2024

Kandidatja demokrate, Kamala Harris, e cila humbi në presidencialet në SHBA, pritet të telefonojë kandidatin fitues, Donald Trump për të pranuar zyrtarisht humbjen në zgjedhje, sipas dy ndihmësve të saj.

Ndërkohë, ekipi i fushatës po punon për fjalimin e saj, të cilin pritet ta mbajë këtë pasdite, raporton NBC News.

Presidenti Joe Biden po planifikon gjithashtu të telefonojë Trump pas fitores së tij dhe do të flasë nga Shtëpia e Bardhë më vonë, sipas një zyrtari.

Kamala Harris nuk arriti të bëhej presidentja e parë femër e SHBA. Ajo është, në fakt, e dyta pas Hillary Clinton që nuk arrin të mundë kandidatin republikan Donald Trump.

Harris përfundimisht nuk arriti të bindë shumicën e rreth 244 milionë votuesve amerikanë me narrativën që ndërtoi: një ish-prokurore që kandidoi kundër një të dënuari, një avokate e të drejtave riprodhuese të grave kundër burrit që ndihmoi në përmbysjen e vendimit historik Roe v. Wade, një demokrate e gjeneratës së ardhshme që konkurroi kundër një republikani 78-vjeçar./abcnews.al