Humbi ndjenjat në fushën e lojës, “bomberi” holandez jep “dorëheqjen” nga futbolli

schedule20:36 - 10 Nëntor, 2023

schedule 20:36 - 10 Nëntor, 2023

Dy javë më parë, sulmuesi i njohur holandez, Bas Dost, pësoi një atak kardiak gjatë duelit NEC-AZ Alkmaar, ku ndihma e shpejtë e stafit mjekësor i shpëtoi jetën në fushë, për ta dërguar më pas në spital, për një kujdes më të specializuar.

Sulmuesi i NEC së fundmi ka lënë spitali në Amsterdam, por si masë paraprake iu vendos një defibrilator i brendshëm.  Bas Dost u diagnostikua me miokardit dhe për këtë tashmë ka bërë të ditur, se do ta ndalojë karrierën si futbollist në fushën e blertë. 

“Jam i lumtur që jam kthyer në shtëpi dhe do të shërohem tani. Dëshiroj të falënderoj të gjithë ata që më kanë mbështetur gjatë kësaj periudhe”,- tha “bomberi” holandez në një mesazh të publikuar nga skuadra.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!