Humbi ndjenjat gjatë garimit, rrëfehet kampioni shqiptar: Kemi hedhur në gjyq Federatën Botërore

schedule08:45 - 7 Shtator, 2020

schedule 08:45 - 7 Shtator, 2020

Leonard Frrokaj nuk është një emër i padëgjuar për publikun shqiptar. Tre vite më parë, në Kampionatin Ballkanik të moshës deri në 17 vjeç në mundje, Leonard Frrokaj, prej të cilit pritej medalje, ka humbur ndjenjat gjatë garimit dhe ndeshjes së tij duke dëmtuar vertebrat e qafës. Frrokaj, i cili është edhe kampion Shqipërie në kategorinë e peshës deri 63 kg dhe që garonte në stilin greko-romak, po ndeshej me kundërshtarin e tij nga Moldavia për medalje të artë ose të argjendtë. Por aty ka ndodhur edhe aksidenti dramatik.

Ndërkohë, sot ai ndodhet në gjendje në normalizuar dhe ka nisur studimet për Inxhinieri Ndërtimi, ndonëse me plot vështirësi.

“Shokët më mbështesin pasi kam shumë kohë që rri. Më pëlqen shumë jashtëzakonisht inxhinieria e ndërtimit”, është shprehur Leo, i ftuar te ABC e Mëngjesit.

Ndërsa avokati i tij Erdis Doraci ka treguar dëmtimet e të riut dhe betejën që po përballet në gjykata.

“Kemi hedhur në gjyq federatën botërore. Sepse ka qenë një periudhë që Leonardo duhet t’i rrinte dikush pranë. Edhe nuk po gjenin fajtorin, pasi askush nuk e merrte përsipër. Akoma nuk është pozicion gjyqësor, ka filluar procesi i bisedimit. Do të bëhet një analizë tjetër në Itali. Edhe me ndihmën time besoj se do ia dalim”, ka thënë ai.

Ndërkohë më tej, ka shtuar: “Ishte tragjedia mbi tragjedi, pasi Leo duhet të marri shpërblim mbi disa çështje si tragjedia që ka pësiar, dëmet fizike të mirëfillta. Këto janë ato që shohim ne, për dëmet morale dhe  shumat që do të ketë nevojë në rikuperimin”. l.k/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!