Sharon Stone është hapur në lidhje me betejën e kujdestarisë së djalit të saj, Roan pas divorcit me gazetarin Phil Bronstein në vitin 2014. Aktorja ka treguar se e ka përjetuar shumë keq humbjen e kujdestarisë së Roanit në 2018-ën dhe se i kalonte ditët duke qarë.
Ajo ka publikuar librin”The Beauty of Living Tëice”, ku reflekton për karrierën dhe betejat personale, duke përfshirë dhe problemet shëndetësore, kur ishte 43 vjeç. Dokumentet e gjykatës asokohe treguan se Stone donte të bënte botox në këmbët e djalit për shkak të erës së keqe, gjë që u bë shkak për humbjen e kujdestarisë.
“Pasi humba kujdestarinë kryesore të Roanit, nuk isha më unë. Vetën qëndroja shtrirë në divan. Isha shumë e lodhur dhe vetëm qaja. Nuk mund të përqendrohesha në asgjë, përveçse ta kisha djalin tim përsëri në krahë. Asgjë tjetër nuk kishte rëndësi, thjesht të kthehej ai.”, u shpreh 63 vjeçarja.
/abcnews.al