Një polak, i cili u vra këtë javë nga një raketë pranë kufirit ukrainas, kishte punuar shumë për të strehuar refugjatët ukrainas në ditët e para të luftës, thanë vendasit.
Dy punëtorë të fabrikës së tharjes së grurit u vranë të martën kur një raketë u rrëzua në fshatin e vogël të Przeëodoë në fillim të kësaj jave, ndërsa Rusia po sulmonte me raketa në Ukrainë. Autoritetet polake thonë se ishte një armë ukrainase e mbrojtjes ajrore që devijoi, ndërsa Kievi ka bërë thirrje për hetime të mëtejshme.
Banorët thanë se burri që u varros të shtunën kishte luajtur një rol të madh kur fshati me as 440 njerëz u mobilizua në ditët e para të luftës për të ndihmuar refugjatët ukrainas, raporton Reuters.
Stanislaë Staszczuk, një zyrtar lokal nga qendra e qarkut aty pranë të Dolhobyczow tha se burri ishte shumë i angazhuar që në fillim. Ai ishte duke vozitur duke sjellë të gjitha gjërat e nevojshme, ushqime, pelena, peceta dhe të gjitha sendet e tjera të nevojshme.
Burri i ndjerë është përmendur si Boguslaw W në mediat polake. Ata janë përmbajtur nga publikimi i mbiemrave të të dyve për të mbrojtur privatësinë e familjeve të tyre. Viktima tjetër, i njohur si Bogdan C, do të varroset të dielën.
Boguslaw W kishte përgatitur tre dhoma ku familjet ukrainase qëndruan në fillim të luftës, në një ndërtesë në objektin e depozitimit të grurit Argocom afër vendit ku ra raketa.
“Ne pritëm shumë njerëz, 150 ose ndoshta 200, rotacioni ishte i madh deri në fund të majit ose në fillim të qershorit dhe (Boguslaë W) ishte shumë i përfshirë”, tha Federico Viola, pronari i fabrikës.
Viola shtoi se kur doli lajmi për vdekjen e Boguslaw W, vërshuan mesazhe pikëllimi dhe mbështetje nga ukrainasit që ai kishte pritur.
Një polak, i cili u vra këtë javë nga një raketë pranë kufirit ukrainas, kishte punuar shumë për të strehuar refugjatët ukrainas në ditët e para të luftës, thanë vendasit.
Dy punëtorë të fabrikës së tharjes së grurit u vranë të martën kur një raketë u rrëzua në fshatin e vogël të Przeëodoë në fillim të kësaj jave, ndërsa Rusia po sulmonte me raketa në Ukrainë. Autoritetet polake thonë se ishte një armë ukrainase e mbrojtjes ajrore që devijoi, ndërsa Kievi ka bërë thirrje për hetime të mëtejshme.
Banorët thanë se burri që u varros të shtunën kishte luajtur një rol të madh kur fshati me as 440 njerëz u mobilizua në ditët e para të luftës për të ndihmuar refugjatët ukrainas, raporton Reuters.
Stanislaw Staszczuk, një zyrtar lokal nga qendra e qarkut aty pranë të Dolhobyczow tha se burri ishte shumë i angazhuar që në fillim. Ai ishte duke vozitur duke sjellë të gjitha gjërat e nevojshme, ushqime, pelena, peceta dhe të gjitha sendet e tjera të nevojshme, shkruan The Guardian.
Burri i ndjerë është përmendur si Boguslaw W në mediat polake. Ata janë përmbajtur nga publikimi i mbiemrave të të dyve për të mbrojtur privatësinë e familjeve të tyre. Viktima tjetër, i njohur si Bogdan C, do të varroset të dielën.
Boguslaw W kishte përgatitur tre dhoma ku familjet ukrainase qëndruan në fillim të luftës, në një ndërtesë në objektin e depozitimit të grurit Argocom afër vendit ku ra raketa.
“Ne pritëm shumë njerëz, 150 ose ndoshta 200, rotacioni ishte i madh deri në fund të majit ose në fillim të qershorit dhe (Boguslaë W) ishte shumë i përfshirë”, tha Federico Viola, pronari i fabrikës.
Viola shtoi se kur doli lajmi për vdekjen e Boguslaë W, vërshuan mesazhe pikëllimi dhe mbështetje nga ukrainasit që ai kishte pritur. /abcnews.al