Humbi jetën nga Covid, Gianni De Biasi mesazh bashkëshortes së Ylli Mihalit

schedule08:50 - 7 Tetor, 2021

schedule 08:50 - 7 Tetor, 2021

Gianni De Biasi, ish-trajneri i kombëtares tonë, ka dhënë një mesazh për  bashkëshorten e fizioterapistit Ylli Mihali, i cili u nda nga jeta më 13 shtator si pasojë e Covid-19.

Lexo edhe: “Kishte bërë të dyja dozat e vaksinës”, bashkëshortja e Ylli Mihalit: Ishte i fiksuar pas shëndetit

Përmes një video në “ABC e Mëngjesit”, ai ka kujtuar disa momentet më të bukura me fizioterapistin, duke e konsideruar një keqardhje të thellë humbjen e tij.

De Biasi ka deklaruar se do jetë një dhimbje për të gjithë fillimisht për zonjën, për familjarët e tij, për të gjithë ata që e kanë dashur shumë.

Mesazhi i plotë:

Përshëndetje

Jam këtu për të marrë pjesë në kujtimin e mikut tonë të shtrenjtë ylli që shumë shpejt na la.

Në një postim timin në Instagram e kujtoja yllin si një gëzim. Ishte nata kur Shqipëria jonë ose më saktë Shqipëria e tij u kualifikua në Euro 2016.  E postova këtë video sepse doja ta kujtoja Yllin si personi më alegro dhe gjithmonë të gëzuar. Ishim të gjithë bashkë atë natë ku patëm një fitore spektakolare kundër Armenisë.

Më pëlqen ta kujtoj dhe si një person të jashtëzakonshëm në punën që bënte, në punën në grup dhe në të qënit shok i të gjithëve. Në të qënit gjithmone një person që rrinte në prapaskenë dhe punonte shumë. Sa herë e kam lënë veten të më masazhonte në mbrëmje kur isha i lodhur dhe nervoz  pas ndeshjeve dhe  me duart e tij arrinte  në pak minuta të më qetësonte. Besoj se kemi humbur shumë duke humbur Yllin.

Është një keqardhje e thellë të shohësh të ikë një person jashtëzakonisht të fortë me një karakter të bukur dhe dëshirë për të jetuar dhe sot nuk është më. Besoj që do jetë një dhimbje për të gjithë fillimisht për zonjën, për familjarët e tij, për të gjithë ata që e kanë dashur shumë. Për ata që ishin miqtë e tij. Une dua ta kujtoj kështu, me gëzim të madh ndërsa këndojmë bashkë këngën në shqip që nuk i di kuptimin por që në vija të përgjithshme ishte një këngë e gëzueshme(alegro) dhe une dua ta kujtoj në këtë mënyrë. Ciao Ylli do jesh gjithmonë me mua miku im i shtrenjtë. l.k/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!