Humbi jetën në fushën e lojës, kush ishte Raphael Dwamena, sulmuesi i Egnatias

schedule15:19 - 11 Nëntor, 2023

schedule 15:19 - 11 Nëntor, 2023

Një ngjarje tepër e rëndë dhe tepër e pabesueshme ka ndodhur në futbollin shqiptar. Gjatë ndeshjes së Egnatias kundër Partizanit, sulmuesi i rrogozhinasve, Raphael Dwamena  ra pa ndjenja në minutën e 24’ të pjesës së parë dhe aty humbi dhe jetën e tij. sulmuesi nigerian u dërgua menjëherë në spital, por nuk ia doli të mbijetonte.

Dwamena u diagnostikua me një sëmundje të zemrës në vitin 2017 dhe në vitin 2020, atij iu implantua një kardioverter-defibrilator. Më parë, në vitin 2021, ai pati edhe një situatë të tillë kur luante në Austri, duke u rrëzuar në fushë dhe u përmend me një ICD duke u stabilizuar.

Por kush ishte Raphale Dwamena? I lindur më 12 shtator 1995 në Nkaukau, Ganë, Dwamena luajti dhe u stërvit me programin zhvillimor Red Bull Gana. Të Turneun Ndërkombëtar në Croix, Francë, Dwamena ndihmoi ekipin e RB Ghana U-17 për të fituar medaljen e argjendtë dhe u emërua lojtari i turnout në vitin 2017. Përpara se të kthehej në Ganë, Dwamena udhëtoi në Austri për një provë një javore me Red Bull Salzburg.

Ai iu bashkua ekipit të të rinjve të Salzburgut në janar të vitit 2014, dhe menjëherë pati një ndikim në skuadrën U18. Në një turne në qershor të atij viti, ai shënoi shtatë gola në katër ndeshje. Edhe pse Salzburg përfundoi në vendin e tretë, ai fitoi Këpucën e Artë.

Në korrik 2014, Dwamena kaloi te Liefering ku bëri dhe debutimin në moshën 18-vjeçare në Ligën e Parë austriake. Në sezonin pasardhës 2015-16, ai do të shënonte edhe golin e parë si lojtar profesionist, më 18 shtator.

Në verën e vitit 2016, Duamena kaloi te klubi tjetër austriak, Austria Lustenau për shifrën e 600 mijë eurove. Aty realizoi 18 gola në 20 ndeshje, para se ajo performancë t’i siguronte një kalim në Zvicër te Zyrihu, më 27 janar 2017.

Ndikimi i tij në klubin e ri ishte i dukshëm dhe i menjëhershëm. Më 12 gola në 18 ndeshje, ganezi ndihmoi Zyrihun të siguronte titullin e ligës dhe promovimin në Super Ligën e Zvicrës. Dhe, në ligën më të lartë zvicerane, ai realizoi dy gola në debutim kundër Grasshopers.

Në gushtin e vitit 2017, 28-vjeçari ishte shumë pranë realizimit të ëndrrës për të kaluar në Premier Ligën angleze. Skuadra e Brajton kishte rënë dakord me Zyrihun për transferimin e tij, por gjithçka u ndërpre kur testet mjekësore treguan probleme në zemrën e tij. Kështu, ai mbeti te Zurih.

Ndonëse, ekzaminimet mjekësore te Brajton tregun probleme në zemrën e tij, ai përsëri vijoi të luante futboll dhe në gushtin e 2018 kaloi te Levante në Spanjë, pasi këta të fundit paguan 6.2 milionë euro për kartonin e tij.

Me Levanten në La Liga, Dwamena u paraqit në 12 ndeshje duke dhuruar dy asistime. Më pas do të kalonte në huazim te Real Zaragoza në La Liga 2 për një sezon.

Tetori i vitit 2019 do të sillte një goditje të madhe për karrierën e tij. Pas ekzaminimeve të reja mjekësore, mjeket i sugjeruan Duamena-s tërheqjen e menjëhershme nga futbolli.

Ai, megjithatë, vazhdoi të luante pasi kishte vendosur një kardioverter-defibrilator të implantueshëm (ICD) në janar 2020.

Pas kësaj, karriera e ganezit do të vijonte në Danimarkë, ku nënshkroi për Vejlen. Pasi debutoi me gol në 2020, ai luajti edhe katër ndeshje të tjera, përpara se mjekët ta ndalonin të luante për shkak të problemeve në zemër.

Në sezonin e tij të parë në Shqipëri, ai realizoi 11 gola dhe shtatë asistime në 18 paraqitje në Superiore, si dhe një gol dhe dy asistime në gjashtë ndeshje në Kupë.

Sezonin e ri, ai e nisi me tre gola në dy ndeshjet kualifikuese në UEFA Europa Konferencë Ligë, ndonëse Egnatia u eliminua nga aremenët e Araratit në raundin e parë. Dwamena kryesonte listën e golashënuesve në këtë sezon në Superiore, por fatkeqësisht sot humbi jetën pas një arresti kardiak në fushë gjatë ndeshjes Egnatia-Partizani.

Ai gjithashtu është aktivizuar edhe me ekipe të njohura si Zurich, Levante, Real Zaragoza. Karriera dhe jeta e tij u ndal me skuadrën e Egnatias, ku shkëlqeu me fanellën e rrogozhinasve. Në 36 ndeshje në total, ai arriti të shënonte 24 gola dhe të asistonte 10 herë./h.ll/abcnews.al