Humbi gruan dhe foshnjën 3-muajshe nga bombardimet ruse, rrëqeth ukrainasi: Familja ishte e gjithë jeta ime

schedule18:54 - 20 Maj, 2022

schedule 18:54 - 20 Maj, 2022

Një ukrainas që humbi bashkëshorten, të bijën 3-muajshe dhe vjehrrën në një sulm me raketa në fundjavën e Pashkëve Ortodokse në Odesa është rrëfyer në CNN pas humbjes tragjike që pësoi nga pushtimi rus.

Ai thotë se jeta për të tashmë është bërë e vështirë. Yuriy Glodan ishte në market kur dëgjoi shpërthimin.

“Ndjeva menjëherë se diçka e keqe kishte ndodhur. Unë u përpoqa të telefonoja gruan time. Ajo nuk u përgjigj,” tha ai.

Kur mbërriti në shtëpinë e tij, e cila ishte goditur, ai dhe një kalimtar i rastësishëm u përpoqën menjëherë të fillonin pastrimin e rrënojave.

Pak më vonë Yuriy bashkë ekipet shpëtuese gjetën trupat e pajetë të bashkëshortes dhe vjehrrës së tij.

Zyrtarët i thanë të largohej nga vendi i ngjarjes sepse kishin frikë nga shembja e ndërtesës, por Yuriy nuk u largua derisa të gjeti trupin e vajzës së tij të vogël.

“Është e vështirë të jetosh me këtë. Familja ime ishte e gjithë jeta ime. Kam jetuar për hir të tyre. Kur erdhi fëmija im, kuptova kuptimin e jetës,” tha ai./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!