Një 23 vjeçar i cili ka humbur7 anëtarët e familjes së tij nga koronavirus, është personi i parë në Amerikë që ka marrë pjesë në fazën e fundit të testimit të vaksinës së Universitetit të Oxfordit.
Mediat vendase bëjnë me dije se i riu Jacob Serrano dhe 31 persona të tjerë morën një dozë placebo ose vaksinë nga universiteti i Oxford dhe partneri i saj AstraZeneca në Florida gjatë fundjavës së fundit.
Ndërkohë faza e tretë e testimit shikon nëse vaksina është efektive në parandalimin e simptomave COVID-19 në një shkallë të gjerë me mijëra vullnetarë.
Serrano shprehet se ai dëshiron të jetë pjesë e zgjidhjes për të ndaluar virusin vdekjeprurës, i cili ka vrarë më shumë se 183 mijë persona në SHBA deri më tani.
“Unë shoh numrin e madhe të jetëve që kemi humbur dhe thjesht nuk dua që kjo gjë të vazhdojë të ndodhë,” tha ai gjatë një interviste për mediat.
Personat vullnetarë tashmë e kanë marrë dozën e vaksinës dhe janë në vëzhgim gjatë javëve të ardhshme për të parë se kush ndërton imunitet kundër virusit./abcnews.al