Humbët fluturimin? Aviacioni civil njofton çfarë do të ndodhë tani

schedule15:33 - 11 Mars, 2020

schedule 15:33 - 11 Mars, 2020

Të gjithë ata pasagjerë që u prekën nga pezullimi i fluturimeve drejt Italisë kanë të drejtë të marrin një biletë të re nga ana e kompanisë ose të kërkojnë rimbursim. Për të përfituar të drejtën e tyre, pasagjerët duhet të vendosin kontakt me kompaninë ajrore.

Nëse nuk marin përgjigje nga kompania ose agjensia pasagjerët  duhet t’i drejtohen Autoritetit të Aviacionit Civil, në cilësinë e autoriteti kompetent për zbatimin e udhëzimit të të drejtave të pasagjerëve. Pezullimi i fluturimeve u vendos pas konstatimit të rasteve të para me COVID-19.

Fluturimet drejt Italisë pritet të rinisin pas datës 3 prill nëse situata e të prekurve me Koronavirus do të stabilizohet.

Njoftimi i plotë:

Njoftim i rëndësishëm për pasagjerët e prekur nga anulimi i fluturimeve ❌ ? ❌ në kuadër të masave parandaluese kundër COVID-19 ?

Autoriteti i Aviacionit Civil (AAC) informon të gjithë pasagjerët e prekur nga anulimi i fluturimeve, për shkak të masave të marra në kuadër të parandalimit të përhapjes së COVID-19, se sipas parashikimeve të Udhëzimit Nr. 01, datë 26.02.2013, “Për Kompensimin dhe Asistencën e Pasagjerëve në Rastin e Mospranimit në Bord të Avionit dhe Anulimit ose Vonesës Gjatë Fluturimeve” pasagjerët:

? Kanë të drejtën e një itinerari të ri (një bilete të re të mëvonshme) nga ana e kompanisë OSE

? Kanë të drejtën e rimbursimit të çmimit të plotë të blerjes së biletës nga ana e kompanisë me të cilën kanë prerë biletën.

Për të përfituar të drejtën e tyre, në një nga mënyrat e detajuara më sipër, pasagjerët duhet të vendosin kontakt me kompaninë ajrore me email ? ose telefon ☎

Në rastet e mos-përgjigjes nga kompania ⭕, pasagjerët kanë të drejtë t’i drejtohen Autoritetit të Aviacionit Civil, në cilësinë e autoriteti kompetent për zbatimin e udhëzimit të të drejtave të pasagjerëve.

AAC, pas marrjes së njoftimit (reklamimit të problematikës me një nga kompanitë) nga pasagjeri, menjëherë do të merr masa të nevojshme për të siguruar respektimin e të drejtave të tyre dhe do të mbajë çdo pasagjer të informuar për statusin e çështjes së tyre.

Adresa ku duhet të kontaktohet me autoritetin është [email protected]

Përfitojmë nga ky komunikim për t’i bërë edhe njëherë thirrje të gjithë qytetarëve të zbatojnë këshillat parandaluese ❌?❌ të dhëna nga autoritetet shëndetësore ? për parandalimin e përhapjes së COVID-19./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!