Humbën jetën në aksident, fqinji: Prej dy vitesh nuk vinin nga Greqia, ikën për të punuar

schedule11:44 - 25 Qershor, 2021

schedule 11:44 - 25 Qershor, 2021

Fqinji i familjes Gushi në Patos, që u shua në aksidentin e ndodhur në Vlorë mëngjesin e sotëm ka deklaruar për mediat se ata kishin ikur në emigracion prej vitesh, për një jetë më të mirë.  Ai tregon se ata nuk kishin ardhur prej dy vitesh, ku jetonin bashkë me të afërmit e tyre.

“Shuhet familja. Alamet djali, Alamet familje. Vajti për jetë të mirë. Vjen kthehet. Kishte ikur në Greqi. Kishte një vit e gjysmë, dy vjet që kishte ikur. Ikën për të punuar. I ka në Greqi të tërë. Ka nja dy vjet që nuk e kam parë të jetë kthyer.

 Sivjet kishte ardhur. Këtu nuk kishte punë. Nuk e di se unë kam qenë për vete në Greqi. Bashkë ikën ata familjarisht ikën. Në Greqi kanë ikur edhe prindërit”, deklaron ai. m.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!