“Humba, por fitoi më i madhi, futbolli po e priste momentin e tij”, Neymar “bekon” Messin

schedule18:17 - 11 Korrik, 2021

schedule 18:17 - 11 Korrik, 2021

Mëngjesin e sotëm Messi më në fund arriti të fitojë një trofe të madh me Argjentinën, duke mundur Brazilin në finalen e “Maracana”. Trishtim për rivalin dhe shokun e tij, Neymar, por edhe shuuumë respekt mes tyre.

Sot Neymar ka postuar një video nga përqafimi i tyre në fushë pas ndeshjes dhe ka shkruar disa fjalë, që vetëm një kampion i madh i shkruan. Ai ndihet keq që ka humbur, por ndihet edhe mirë që Messi më në fund arriti të fitojë me Argjentinën.

POSTIMI I NEYMAR – Humbja më lëndon, më dhemb… është diçka me të cilën ende nuk kam mësuar të jetoj. Dje kur humba, shkova të përqafoj më të madhin dhe më të mirin, që pashë duke luajtur. Shokun dhe vëllain tim Messi. Isha i trishtuar dhe i thashë: “Ti më munde”.

Jam shumë i trishtuar që kam humbur, por ky djalë është i mrekullueshëm! Kam shumë respekt për atë që ai ka bërë për futbollin dhe veçanërisht për mua. E urrej te humbas!!!! Por shijoje titullin tënd, futbolli po e priste këtë moment tëndin! Urime vëlla! /abcnews.al

 

View this post on Instagram

 

A post shared by NJ 10 ?? (@neymarjr)

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!